“The Victor” vera on fire me projekte të reja

Këngëtari The Victor ka qenë mysafirë i emisionit Drive on D me Donika Hysenin ku ka treguar për muzikën e tij, për projektet verore si dhe për të ardhmën e tij në muzikë

" The Victor" në Drive on D

Këngëtari dhe kantautor i ri “The Victor” i cili bën gërshetimin në zhanre e stile të ndryshme muzikore, ishte mysafir në emisionin Drive on D me Donika Hysenin, në Radio Dukagjini. Ai ka folur për projektet e tij të reja që na presin këtë verë.

Edhe pse me një anglishte të bukur, The Victor, ka punuar këngë edhe në gjuhën shqipe, sic ishte kënga “Kthehna” në bashkëpunim me Tunën.

“The Victor” në emisionin Drive on D

Ishte pikërisht kjo këngë që The Victor thotë se i ka hapur dyert për projekte të tjera në shqip.

The Victor tregon se është duke bashkëpunuar edhe me artistë në SHBA dhe Turqi, por pretendon që në të ardhmen të ketë bashkëpunim edhe me Dua Lipën.

The Victor ka studiuar në San Francisko dhe në Londër, për tu kthyer në Kosovë, ku gjatë kohës së pandemisë thotë se ka nisur që të merret edhe me muzikë.

Artistët inspirohen nga shumë fusha, por The Victor, inspirohet nga gjëra të vogla.

“Inspirohem nga gjëra të vogla, qoftë ndonjë fëmijë, histori të dikujt apo film, të cilat imagjinata ime i shtjellon dhe dalin projekte shumë të bukura”, ka thënë The Victor.

The Victor, shprehet i lumtur që fal kushteve të mira finaciare që ka, po arrin që projektet e tij të mos jenë të komercializuara.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika