Është themeluar Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, i cili është organizatë joqeveritare i përbërë nga ish-ambasadorë të Kosovës.

Sipas ish-ambasadorit të Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, ky organizim ka për qëllim të ofrojë zë alternativ apo këshilldhënës për politikat e jashtme.

“Është një organizim i cili mbledh në baza vullnetare, ish-ambasadorët që nuk janë më në shërbim që kanë shërbyër ne vende të nderyshme, një organizim që ofron një zë alternativ lidhur me zhvillimin e politikës së jashtme, që ofron rol kshilldhënës, që nuk obligon askënd, nuk është menduar të jetë diçka që qëndron përballë MPJD-së”, tha ai.

Pjesëmarrës në këtë organizim, Vlora Çitaku, Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Fatmir Sejdiu. Avdullah Hoti, Meliza Haradinaj, Mimoza Kusari, Bernard Nikaj, Muhamet Hamiti.