Themelohet nëndega e PDK-së në Lyon të Francës

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka njoftuar se është themeluar nëndega e PDK-së në Lyon të Francës, dhe kryetar është zgjedhur Ardit Bejta

Pamje nga ngjarja

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka njoftuar se është themeluar nëndega e PDK-së në Lyon të Francës, dhe kryetar është zgjedhur Ardit Bejta.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se Elmi Reçica, kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në mërgatë, ka thënë se ky është një momentum i ri për PDK-në në Lyon të Francës dhe të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për vendin e tyre.

“Roli i mërgatës tonë, historikisht, ka qenë jetik për çlirimin, pavarësinë dhe ndërtimin e Kosovës. Sot, ky rol është po kaq i nevojshëm në zhvillimin dhe integrimin e vendit tonë. Mërgata jonë është aseti më i çmuar që kemi dhe jam shumë i lumtur që kontributin e tuaj në shërbim të vendit po e bëni përmes PDK-së. Urime”, ka thënë Reçica.

Ndërsa, Ardit Bejta, kryetar i nëndegës së PDK-së në Lyon të Francës, ka thënë se do të angazhohet me të gjithë potencialin e tij për të forcuar dhe rritur nëndegën e porsathemeluar të PDK-së në Lyon.

I pranishëm në këtë kuvend zgjedhor ishte edhe Betim Gjoshi, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje, i cili udhëhoqi në tërësi pjesën e punimeve të Kuvendit.

“Ndërkaq, më madhështor këtë Kuvend e bën edhe pjesëmarrja dhe fjala e Sami Islamit, Kryetar i Këshillit për organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë, Sejdullah Syla, veprimtar në Lyon, Vahide Bujupi- Qerimi, nënkryetarja e nëndegës në Gjenevë, Agim Thaçi nga Shoqata “Ilira” në Bourg en Bresse, Ilir Azemi, përfaqsues i Clermont – Ferrand dhe Mujë Haziri, nënkryetar i Degës së PDK-së në Zvicër”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika