Themelorja në Prishtinë redukton përkohësisht orarin e punës për shkak të temperaturave të larta
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të zbatojë masa të përkohshme në orarin e punës, për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga temperaturat e larta dhe mungesa e klimatizimit në objektin e Pallatit të Drejtësisë. Ky vendim është marrë pas një takimi të mbajtur nga kryetarja e gjykatës, Albina Shabani Rama, me udhëheqësit […]
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të zbatojë masa të përkohshme në orarin e punës, për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga temperaturat e larta dhe mungesa e klimatizimit në objektin e Pallatit të Drejtësisë.
Ky vendim është marrë pas një takimi të mbajtur nga kryetarja e gjykatës, Albina Shabani Rama, me udhëheqësit e departamenteve dhe sektorëve të administratës, si dhe me administratorin e gjykatës.
Sipas këtij vendimi, orari i punës për stafin e gjykatës do të jetë nga ora 08:00 deri në 14:00. Shërbimet administrative do të mbeten funksionale edhe pas kësaj kohe, por vetëm me staf të kufizuar dhe në bazë të rotacionit të përcaktuar nga udhëheqësit përkatës.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, duke vlerësuar kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë si pasoje e temperaturave të larta, bazuar në Vendimin e KGJK-së Nr. 01/802, të datës 27 Qershor 2025, ne takimin e ftuar nga kryetarja e gjykatës Albina Shabani Rama me Udhëheqësit e Departamenteve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Administratorin e gjykatës dhe Udhëheqësit e Divizioneve dhe Sektorëve të administratës, ka vendosur ndërmarrjen e masave të përkohshme si më poshtë::
Gjykata Themelore në Prishtinë, do të reduktoj orarin e punës nga ora 08:00-14:00.
Shërbimet administrative do të mbeten funksionale edhe pas orës 14.00, vetëm me staf të kufizuar, sipas rotacionit të përcaktuar nga udhëheqësit përkatës.
Seancat gjyqësore të cilat janë të caktuara pas orës 14.00, do të zhvillohen sipas orarit të paraparë, përveç rasteve kur gjyqtari i rastit apo trupi gjykues vlerëson se kushtet e punës nuk e lejojnë mbajtjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, stafi i diagnostifikuar me sëmundje kronike do të lirohet nga puna pas orës 12:00. Këto masa janë të përkohshme dhe do të jenë në fuqi deri më 25 korrik 2025, me mundësi për rishikim në varësi të zhvillimeve klimatike dhe vlerësimeve të menaxhmentit të gjykatës.
“Stafi i Gjykatës Themelorë në Prishtinë, të cilët janë të diagnostifikuar me sëmundje kronike lirohen nga puna nga ora 12.00.
Këto masa janë të përkohshme dhe do të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke mundësuar zgjatjen apo ndryshimin e tyre, varësisht nga zhvillimet klimatike dhe vlerësimet e menaxhmentit të gjykatës.
Masat e aplikuara do të zgjasin deri më datë 25.07.2025, me mundësi rishikimi.
SQARIM:
Këto masa të përkohshme janë ndërmarr si pasoje e kushteve të renduara të punës në objektin e Pallatit të Drejtësisë si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit e me qëllim të mbrojtës së shëndetit të stafit dhe palëve pjesëmarrëse në procedurë”, thuhet më tej në njoftim.















