Theren me thikë dy persona në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar
Dy të dyshuar për therje me thikë janë arrestuar në Podujevë. Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor dhe ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00 në parkun “Manchester”. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar me thikë dy […]
Dy të dyshuar për therje me thikë janë arrestuar në Podujevë.
Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor dhe ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00 në parkun “Manchester”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit thuhet se janë dërguar në mbajtje.















