Mbrëmja e 04 janarit,  ishte e kobshme për familjen Madanaj nga Saradrana i Istogut.

Gjatë kësaj date, djali i tyre 25 vjeçare në shtëpi ju kthye i mbuluar nga gjaku.

Fare afër shtëpisë, një grup personash dyshohet se therrenë me një mjetë të mprehtë të riun.

Prapa kësaj ngjarje, babai i të lënduarit po dyshon se qëndron familja Miftaraj që është edhe komshi me ta.

Këtë dyshim, Tahir Madanaj  po e bazon pasi vetëm pak muaj më parë u inkuadruar dhe një deputetë për ti pajtuar dy familjet, e që shkak i zënkës ishte një kanal i ujit pas vërshimeve.

“Bageri nuk hike ku dojshin ata, na jemi nip e daj, jemi pajtu pas qasaj. Kërcënimet jonë kanë edhe pas atij rasti.  I kom pa tona kerret truq qitu, ma nuk e di qa u ba, kur erdh djali i ngrim gjakë. Na me kërkan nuk jemi të kacafytur vetëm më Miftarajt”, ka thënë Madanaj.

Se kanë pasur një ngatërres shkaku i një kanali të ujit pas vërshimeve e pranojnë edhe në familjen Miftaraj.

Për RTV Dukagjini, përmes telefonit Zek Miftaraj ka bërë të ditur se nuk kanë as një lidhje me rastin e mbrëmshëm, derisa shtonë se raporti  mes dy familjeve që janë edhe familjare janë rregulluar muaj me parë.

“ Na s’kemi të bëjmë më rastin, jemi pajtu në rastin tonë u kanë deputeti Bek Berisha kur jemi pajtu. Na s’kemi të bëjmë më këtë rastë asgjë. Na me atë familje jemi edhe familjarë dhe s’dojme më pas as një të keqe me ta. E kemi pas një konflikt ma herët më ta por jemi pajtu. Pram na ka lajmëru Policia, jemi shku krejtë kemi dhanë raport në Polici dhe s’kemi të bëjmë asgjë më këtë rast”, ka thënë  Miftari.

Me këtë rast pos policisë tani po merret edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Deri me tani janë intervistuar tre persona, por të cilët janë liruar më pas.

Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka treguar se të njëjtit janë liruar pas verifikimi të vendndodhjes së tyre në kohën kur ka ndodhur sulmi ndaj viktimës.

““Fillimisht nuk ka qenë askush i arrestuar për këtë rast, mirëpo një person ka qenë i shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjerë i janë përgjigjur ftesave dhe janë paraqitur. Pas marrjes së deklaratave nga hetuesit policorë, janë lënë të lire për shkak se është bërë verifikimi i vendndodhjes së tyre në kohën kur ka ndodhur sulmi ndaj viktimës”, ka thënë Nikqi.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

25 vjeçari që gjendet për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejë, është jashtë rrzikut për jetën.

Gjatë të ditës ky spital ka bërë të ditur, se pacienti ka tetë plagë nga goditjet e marra nga mjeti i mpreht.

“Pacienti ka pasur 8 plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhe pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore.  Ekipi kujdestar i prirë nga Kirugu Dr.Rifat Dreshaj ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që fatmirësisht kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësorë të pacientit”.

Ndërkohë, 25 vjeçari i lënduar po qëndron i shtrirë në Repratin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe në ditët në vijim pritet lirimi i tij.