Një burrë në Pejë është arrestuar pasi dyshohet se ka therur me thikë një burrë tjetër. 

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ther me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Nga i dyshuari janë konfiskuar një thikë dhe një skallper”, thuhet në raportin e Policisë. 

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.