Theret me thikë një i mitur në Drenas, arrestohen dy të dyshuar
Dy persona janë arrestuar të enjten si të dyshuar për therjen e një i mituri në Drenas. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën. Ndërsa, njëri prej të arrestuarve është i mitur. Kurse rasti është trajtuar si lëndim i rëndë trupor. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi kishin […]
Dy persona janë arrestuar të enjten si të dyshuar për therjen e një i mituri në Drenas.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën.
Ndërsa, njëri prej të arrestuarve është i mitur.
Kurse rasti është trajtuar si lëndim i rëndë trupor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi kishin sulmuar dhe therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.















