Një përleshje mes katër të miturve ka përfunduar me therje me thikë dhe disa të lënduar në Obiliq.

Rasti ka ndodhur të dielën, pas një mosmarrëveshjeje mes të rinjve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të miturit ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e therjes me thikë, ndërsa tre të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta gjatë përleshjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej të miturve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.