Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohen dy persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është therur me thikë të dielën në Podujevë. Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është therur me thikë të dielën në Podujevë.
Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK, Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.















