Theret me thikë një person në Prishtinë, dy të dyshuar në arrati
Një person është therur me thikë mbrëmjen e së dielës në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë. Sipas Policisë, rreth orës 22:10, një burr është sulmuar nga dy persona të dyshuar, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pas marrjes […]
Një person është therur me thikë mbrëmjen e së dielës në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë.
Sipas Policisë, rreth orës 22:10, një burr është sulmuar nga dy persona të dyshuar, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është liruar në shtëpi.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet.















