Një person ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një therjeje me thikë të mërkurën në mëngjes në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave”, ka thënë Ahmeti.

Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.