Avokati i njohur, Arianit Koci, ka publikuar pamje të një qeni, i cili besohet se është therur me thikë në Prishtinë.

Sipas tij, këtë veprim e ka kryer një person i moshës rreth 30-vjeçare.

Postimi i plotë:

Në qendër të Prishtinës, te Urban lounge, një person rreth të 30-ave, e ka therë me thikë disa herë këtë qen plak të rrugës – thuaja pa dhëmb, për shkak se ia paska sulmuar qenin Choë Choë.

Ky person ka kryer vepër penale!

Paramendoni, në qendër të Prishtinës e nxjerr thikën.

May be an image of dog

Sipas dëshmitarëve, ky person dhe vëllai i tij e shëtisin qenin Choë Choë ditë rreth qendrës.

Shtëpinë apo banesën, gjithnjë sipas dëshmitarëve, e ka në qytezën “Pejton” ose në “Dardani”.

Ftoj policinë që të veprojë menjëherë!

Nuk mundemi ta lejojmë që persona të rrezikshëm të sillen në qendër të qytetit me thikë, pa u ndëshkuar.