Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut, pasi dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik, rreth orës 01:20, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që në gjendje të dehur ka therur me thikë viktimën mashkull”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.