Therje me thikë në Klinë, 6 persona të lënduar

Sonte ka ndodhur një përleshje fizike në fshatin Ujmirë të Klinës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin, Sipas policisë tre nga të lënduarit kanë pësuar lëndime nga mjetet e mprehta, konkretisht thika.

“Rreth orës 19:50, stacioni policor në Klinë është njoftuar për një përleshje në fshatin Ujmirë. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se si pasojë e përleshjes janë lënduar gjashtë persona, prej të cilëve tre dyshohet se janë plagosur me mjete të mprehta”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë për trajtim fillestar, ndërsa më pas janë transferuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Dy nga të lënduarit, për shkak të lëndimeve më të rënda, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Shkaqet e përleshjes ende mbeten të panjohura, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika