Therje me thikë në Prishtinë, dy të lënduar
Dy persona janë lënduar si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur të martën e pesë korrikut në ora 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati” në Prishtinë. Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka njoftuar se të lënduarve u është […]
Dy persona janë lënduar si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur të martën e pesë korrikut në ora 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati” në Prishtinë.
Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka njoftuar se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor.
Sipas tij, Policia ka shoqëruar në stacionin policor një person që dyshohet të jetë i implikuar në rast.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në lagjen Mati në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor. Një i dyshuar që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor. Ndërkohë që policia ka iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci.
Ndërsa po në këtë ditë, rreth orës 14:00 është raportuar edhe për një rast tjetër të therjes me thikë, të ndodhur në një lokal në lagjen e spitalit në Prishtinë.
Borovci për portalin Dukagjini, ka thënë se menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për një person të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për dy të dyshuar të implikuar në rast, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes ndërkohë që është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit” – ka thënë Borovci.















