Thika 65 mijë vjeçare dëshmon se njerëzit e lashtë kishin njohuri të përbashkëta

Një zbulim në Afrikë ka shtyer studiuesit të besojnë se komunikimi i parardhësëve tanë pavarësisht distancës, ka ekzistuar

Mjete guri të zbuluara të bëra me një dizajn dhe shabllon të përbashkët në mijëra kilometra në Afrikën jugore.

Një mjet 65 mijë vjeçar përkatësisht, një lloj thike e lashtë e ushtrisë zvicerane e gjetur në Afrikën jugore u ka dhënë shkencëtarëve prova se paraardhësit e homo-sapienësve modernë po komunikonin me njëri-tjetrin.

Për herë të parë në botë, një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë kanë gjetur se njerëzit e hershëm në të gjithë kontinentin e kanë bërë veglën prej guri saktësisht në të njëjtën formë, duke përdorur të njëjtin shabllon gjë që tregon se ata kanë ndarë njohuritë me njëri-tjetrin.

Këto mjete u prodhuan në një numër të madh në të gjithë Afrikën Jugore afërsisht 60-65 mijë vjet më parë.

“Për shkak se njerëzit në të gjithë Afrikën jugore zgjodhën t’i bënin mjetet të dukeshin njësoj, kjo tregon se ata duhet të kenë qenë të lidhur shoqërisht”, ka thënë Amy Way, arkeologja kryesore e projektit, nga Muzeu Australian dhe Universiteti i Sidneit.

‘Thikat e ushtrisë zvicerane prej guri’ të parahistorisë. Këto mjete janë 60-65 mijë vjeçare

“Gjëja vërtet emocionuese në lidhje me këtë zbulim është se na jep dëshmi se ka pasur lidhje sociale në distanca të gjata midis njerëzve, pak para migrimit të madh nga Afrika, që përfshinte të gjithë paraardhësit tanë,” ka theksuar ajo.

Mjeti përdorej për shumë gjëra, duke përfshirë prerjen, shpimin dhe lëkurën.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se në Afrikën jugore, artefaktet përdoreshin si gjemba në teknologjinë e gjuetisë dhe në Australi, përveç formimit të armaturës në shtiza, ato përdoreshin edhe për punimin e kockave dhe lëkurës, si dhe shpimin dhe formësimin e objekteve prej druri.

Në Afrikë, këto thika janë gjetur 1 mijë e 200 km larg njëra-tjetrës, ka thënë Way.

“Njëqind kilometra duhen pesë ditë për të ecur, kështu që ndoshta është një rrjet i tërë grupesh që janë kryesisht në kontakt me grupin fqinj”, ka theksuar ajo.

Way shtoi se një tjetër fakt magjepsës për këtë mjet të veçantë është se ai është bërë në mënyrë të pavarur nga shumë grupe të ndryshme njerëzish në mbarë botën, duke përfshirë edhe Australinë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika