Thirrja për punësim, të papunët të dëshpëruar me institucionet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ju ka bërë thirrje që nga sot që të gjithë ata që janë të papunë dhe nuk kanë asnjë anëtarë të familjes të punësuar të lajmërohen në zyrat për punësim. Përmes kësaj ai ka premtuar për të gjitha kompanitë që do ti marrin në punë subvencion prej 70% të pagës. Të papunët shprehen të dëshpëruar ndërsa ekonomistet e shohin si të dështuar si ide

Për dy dekada rresht dorëzoi pothuajse të  njëjtat dokumente.

Por, Ismet Rrahimi edhe pas gjithë kësaj kohe asnjëherë nuk arriti që të jetë i punësuar.

Me dokumentet e njëjta Rrahimi, mori rrugë për në Agjencinë e Punësimit në Prishtinë edhe këtë të hënë.

Shkas që ky të vizitoj këtë qendër ishte një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“ I pa punë jomë. Dola sot më pa çka është çështja premtimi i Kurtit. Kesh sot i pyeta por sish kurrgjë. Që 25 vjet jomë i pa punë dhe jomë lajmërua këtu rregullisht por asnjëherë nuk më kanë thirre. Asnjë nuk e kamë të punësuar. Këtu sish kurgja. Jomë i dëshpërum shumë”, u shpreh Rrahimi.

Për të njëjtën arsye, zyrën e njëjtë sot e vizitoi edhe Mirjeta Ahmeti.

Ndonëse e diplomuar në drejtimin e infermierisë, Ahmeti thotë se në zyrën për punësim dorëzon dokumente çdo gjashtë muaj më shpresën se ndonjë ditë do të ftohet për ndonjë punë.

“Unë e kom fakultetin për infermieri e përgjithshme dhe para gjashtë muajsh i kom dorëzua dokumentet këtu, dhe sot kom ardh sërish por i dërgova sërish dokumentet këtu. Kurrë nuk me kanë thirre”, u shpreh Ahmeti.

Të shtunën më 16 korrik, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një video mesazhi, bëri të ditur se po fillon të jetësoj një premtim të tij.

Bëhej fjalë për një skem të re punësimi, e ku përmes këtij video mesazhi, Kurti ju bënte thirrje të papunëve që të lajmërohen.

Por këtë nismë të Kryeministrit Kurti, po e sheh si të dështuar njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj.

Sipas tij, punësimi nuk mund të bëhet përmes situatave të tilla pa krijuar investime kapitale.

“Të pjesa e politikave ekonomike po shihet se kjo Qeveri dhe ky Kryeministër nuk kanë sens të bërit ekonomi të tregut dhe punësim i nuk bëhet përmes sustave por përmes krijimit të vendeve të reja të punës. Kjo s’mundet më ndodh pasi duhet të krijohen investime. Ai duhet të tregoj sa investime kapitale ka bërë këtë vit për më pas mundësi më krijua vende të punës e jo përmes këtyre byrove pasi deri tash janë treguara të dështuara”, ka deklaruar Kadriaj.

Të gjithë ata që do të dërgojnë dokumente në zyrën e Punësimit duket të kenë parasysh, që për tu bërë pjesë e këtij përfitimi të premtuar nga qeveria duhet që asnjë nga familjarët e tij  mos të jetë i punësuar.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika