Thomas Bach: Atletët rusë “mund të lejohen të kthehen në Lojërat Olimpike”

Udhëheqësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach ka njoftuar se atletët rusë mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike vetëm nëse deklarohen kundër luftës në Ukrainë

Foto ilustrim

Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach ka thënë se atletët atletët rusë mund të lejohen të rikthehen për të garuar në Lojërat Olimpike, por vetëm nëse nuk e mbështesin luftën e vendit të tyre në Ukrainë.

“Bëhet fjalë për të pasur atletë me pasaportë ruse që nuk e mbështesin luftën përsëri në garë. Ne duhet të mendojmë për të ardhmen”, ka theksuar Bach.

Shumica e sporteve kanë ndjekur këshillat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në shkurt të këtij viti dhe kanë ndaluar ekipin dhe atletët rusë nga aktivitetet e tyre brenda disa ditëve pas pushtimit ushtarak të vendit në Ukrainë.

Bach nuk ka sugjeruar se si atletët mund të shprehin kundërshtimin ndaj luftës por disa prej tyre e kanë mbështetur luftën publikisht në mars, raporton euronews.

Ish-atletët ndërkombëtarë rusë janë duke u thirrur për shërbimin ushtarak në mobilizimin aktual, sipas raportimeve të mediave. Në mesin e tyre përfshihen ish-kampionin e boksit në peshën e rëndë Nikolai Valuev dhe futbollistin Diniyar Bilyaletdinov.

Në atletikë, rusët kanë konkurruar që nga viti 2015 vetëm si neutralë të miratuar nga organi drejtues i sportit për shkak të skandalit të dopingut të mbështetur nga shteti që ndoti Lojërat Dimërore të Soçit 2014. Ata kanë veshur uniforma me OAR, atlet olimpik nga Rusia pa flamurin rus në veshjet e tyre.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika