Threads bën bujë të madhe, 30 milionë regjistrime, vetëm nga mëngjesi i së enjtes

Aplikacioni “Threads”, i lansuar ditën e mërkurë nga kompania Meta, si konkurrent i saj në Twitter, ka bërë bujë të madhe duke arritur shifrën prej 30 milionë regjistrimesh që nga mëngjesi i së enjtes

Kompania “Meta”, ditën e mërkurë ka lansuar zyrtarisht konkurrentin e saj në Twitter, “Threads”. Planet e “Threads” ishin publikuar vetëm tre muaj më parë.

“Threads” ka bërë bujë të madhe, kështu duke arritur shifrën e 30 milionë përdoruesve tash që nga mëngjesi i së enjtes, duke përfshirë marka të njohura, të famshëm e gazetarë.

“Threads” arriti që momentalisht të bëhet aplikacioni më i mirë falas në App Store të Apple, në shumë pak orë pas lansimit.

Por a është “Threads”, i dëmshëm për Twitter-in?

Shumë përdorues të Twitter-it po zemërohen duke u kufizuar në përmbajtjet që mund të shikojnë çdo ditë. Kjo i duhet Meta-s, ku kjo kompani mendon se “Threads” mund të zgjerojë me tej perandorinë e saj të aplikacioneve dhe të ketë hapësirë për të shitur reklama.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika