Thyhet zyra e Shoqatës Sindikale të MPJD-së, akuzohet menaxhmenti i kësaj ministrie

Të mërkurën e 28 shtatorit, sipas Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, menaxhmenti i MPJD-së në mënyrë të dhunshme ka hyrë në zyrën e kryetarit të Shoqatës Sindikale, Agron Maloku

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës (SHSASHJ) ka njoftuar lidhur me aktin e fundit të cenimit të së drejtës për organizim sindikal brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJ).

Sipas tyre, këto veprime bien ndesh me parimet e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe imunitetit sindikal.

Ata bënë të ditur se të mërkurën e 28 shtatorit, menaxhmenti i MPJD-së në mënyrë të dhunshme ka hyrë në zyrën e kryetarit të Shoqatës Sindikale, Agron Maloku. Ky i fundit më datë 19 shtator ishte transferuar nga MPJD-ja në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Pas largimit të kryetarit të Shoqatës Sindikale, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, sot më datë 28 shtator 2022, menaxhmenti i MPJD-së në mënyrë të dhunshme ka hyrë në zyrën e Kryetarit të Shoqatës Sindikale z. Agron Maloku duke e ndërruar cilindrin e derës dhe duke pamundësuar qasjen në zyrën e tij, në arkivën, vulën dhe dokumentacionet e tjera të Shoqatës të krijuara vite me radhë që nga themelimi saj në mars të vitit 2017”, thuhet në njoftim.

Kjo Shoqatë Sindikale ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me këtë incident, dhe ka paralajmëruar se çdo rrjedhje apo lëshim i ndonjë dokumenti në emër të kësaj shoqate konsiderohet si keqpërdorim nga zyrtarët përgjegjës për ndërmarrjen e këtij veprimi të kundërligjshëm.

“Shoqata Sindikale shpreh shqetësimin e saj lidhur me këtë incident dhe njëkohësisht ju bën me dije se çdo lëshim eventual i ndonjë dokumenti në emër të Shoqatës Sindikale konsiderohet si keqpërdorim nga zyrtarët përgjegjës për ndërmarrjen e këtij veprimi të kundërligjshëm”, vazhdon njoftimi.

Më tutje, në njoftim thuhej se “me këtë akt të turpshëm dhe kundërligjor, menaxhmenti i MPJD-së është duke e thelluar kundërligjshmërinë dhe është duke konsumuar dhe duke kryer vepra penale të inkriminuara me legjislacion penal në Republikën e Kosovës”.

Kjo shoqatë gjithashtu i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrin urgjentisht veprimet në drejtim të hetimit të rastit dhe ndjekjes penale të autorëve të këtij veprimi kundërligjor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika