Tifozët e Premier League mbajnë një minutë heshtje për nder të mbretëreshës Elizabetë

Duartrokitjet në çdo 70 minuta që simbolizonin mbretërimin e mbretëreshës, veshja me shirita të zinj, dërrasat me pamje të madhështisë së saj dhe vendosja e flamujve në gjysëmshtizë, ishin disa nga organizimet e tifozëve pas rifillimit të ndeshjeve

Klubet e Premier League i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa ndeshjet e ligës së parë angleze rifilluan të premten.

I gjithë futbolli anglez u anulua në fundjavë, pasi monarkia më jetëgjatë e Britanisë së Madhe vdiq në moshën 96-vjeçare javën e kaluar.

Liga angleze e futbollit rifilloi të martën me nderime, sikurse në dy ndeshjet e së premtes në Premier League.

Imazhet e mbretëreshës Elizabeth II u shfaqën në ekranin e madh në City Ground

Në Villa Park dhe në City Ground u mbajt një minutë heshtje.

Të gjithë lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes mbanin shirita të zinj në krah, ekranet e mëdhenj shfaqnin imazhe për nder të madhërisë së saj, ndërsa flamujt u valëvitën në gjysmështizë.

Disa tifozë të Villa sollën homazhe të bëra në shtëpi për ndeshjen e së premtes

Tifozët gjithashtu duartrokitën kur ndeshja arriti 70 minuta, për nder të mbretërimit 70-vjeçar të Mbretëreshës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika