Tifozët e United sulmojnë autobusin e Liverpoolit

Tifozët Djajtë e kuq, kanë nisur një protestë kundër ekipit kundërshtarë përveç kësaj ata kanë protestuar dhe kundër pronarëve të klubit

Pamje nga Protestat e Tifozëve

Tifozët e Mançester United i kanë pritur ekipin kundërshtar të tyre, Liverpolin, me protesta të dhunshme duke i sulmuar Autobusin e mysafirëve.

Kjo ngjarje ka ndodhur para ndeshjes  në mes të Manchester United – Liverpool në Angli.

Por një gjë të tillë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp kishte thënë që do të kërkojnë pikët në tavolinë në rast së tifozët hynë në fushë, gjatë arritjes së autobusit të Reds në Old Trafford, tifozët kanë nisur t’i sulmojnë lojtarët e Liverpool.

Ndërsa disa video janë shpërndarë  në rrjetin social Twitter nga korrespondenti i The Athletic, Dan Sheldon,  ku nga vendi i ngjarjes ku tifozët e “i ka filmuar  kur  kanë hedhur në drejtim të autobusit të Liverpool kanaçe me birrë dhe kanë brohoritur në drejtim të një trajneri fjalën “vrasës”.

Tifozët nuk kanë problem vetëm me ekipin kundërshtar ata janë duke kërkuar që të dorëheqjen e pronarëve të klubit, familjen Glazzers.

Sheldon   ka thënë  se në disa vende tifozët kanë larguar barrierat e vendosura nga policia, teksa kanë mbetur edhe 20 minuta deri në fillim të ndeshjes.

Loja në mes të Manchester United dhe Liverpool konsiderohet si derbi më i nxehtë në Angli.  Ndërsa vitin e kaluar Liverpool e kishte shkatërruar me rezultat 0-5 Unitedin në Old Trafford.

Të dy skuadrat kanë pasur një start jo të mirë në fillim të sezonit, me Liverpool që ka barazuar në dy ndeshjet e para, ndërkaq United i ka humbur të dyja. Në ndeshjen e fundit ata u turpëruan nga Brentford në Londër ku humbën me rezultat 4-0.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika