Tifozët shkruajnë pankartë që Interi të mos e shesë mbrojtësin Milan Skriniar

Tifozët e mbrojtësit të Interit kanë shkruar pankartë jashtë selisë së Interit në Viale della Liberazione që ky ekip të mos e shesë mbrojtësin Milan Skriniar

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar

Këtë të mërkurë, tifozët ultras të Interit kanë ngritur një pankartë jashtë selisë së klubit. Pankarta ishte e organizuar në formë lutje që të mos e shesin mbrojtësin Milan Skriniar.

Një pjesë e madhe e tifozëve të Nerazzurrëve janë të mërzitur pas dështimit për të nënshkruar me Gleison Bremer nga Torino, duke i lejuar Juventusit të finalizojë transferimin e mbrojtësit brazilian.

Postimi i mediumit “Calciomercato”

Por tani që klubi është duke shqyrtuar përforcime të tjera si Nikola Milenkovic i Fiorentinës, mbështetësit e Interit janë në ankth për mundësinë e humbjes së Skriniar.

Calciomercato.com ka publikuar një fotografi që shfaqin pamje të pankartës, e cila u vendos nga tifozët jashtë selisë së Interit në Viale della Liberazione.

“Pakte të qarta… miqësi e gjatë. Mos e prekni Skriniarin”, kanë shkruar tifozët Nerazzurri.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika