“Në shumë raste më shumë probleme na nxjerr Brightoni sesa Real Madridi”, kështu ka deklaruar tifozi i Liverpoolit, Sylejman Bajgora në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Bajgora po ashtu tha, “shumë futbollistë kemi pasur të lënduar edhe normalisht që forma ka ndryshu. Tashmë janë rikthy shumë futbollistë dhe ndaj Real Madridit do të jetë një ndeshje shumë e mirë dhe do t’i mposhtim, të paktën në Anfield”.

Ky debat po zhvillohet në kuadër të panelit të dytë të emisionit numër një në vend, ku temë është Liga e Kampionëve.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00 me shumë risi të tjera.