Tiktoku përsëri në gjykatë

Puna në rrjetin social TikTok rezulton të jetë mjaftë e veshtirë, sepse është traumatizuse sipas ish-moderatorëve të përmbajtjes.

TIKTOK është paditur këtë të premte nga punëtoret e tij.

Të dy punëtoret Ashley Velez dhe Reece Young, ish-moderatorë të përmbajtjes për TikTok, pohojnë se puna e tyre përfshinte rishikimin e “përmbajtjes së pafiltruar, të neveritshme dhe fyese”, duke përfshirë “abuzimin seksual të fëmijëve, përdhunimin, torturën, kafshët, prerje koke, vetëvrasje dhe vrasje”, sipas një ankese të depozituar të enjten në një gjykatë të qarkut në Kaliforni, kundër platformës popullore të videove të shkurtra dhe kompanisë së saj mëmë, ByteDance.

Këta të fundit thonë se kompania nuk ka një plan për mirëqenien e tyre, pasi puna e tyre është mjaft stresuse dhe e rëndë.

“TikTok-u i detyron moderatorët e përmbajtjes të rishikojnë vëllime të larta të përmbajtjes grafike dhe të pakëndshme.

Ky i fundit detyron që moderatorët e përmbajtjes të përfshihen në aktivitete anormalisht të rrezikshme. Në ankesë thuhet që “kompania ka deshtuar të zbatojë praktikat më të mira, të njohura për të zbutur rreziqet e shkaktuara domosdoshmërisht nga këto punë”.

TikTok-u kohëve të fundit është paditur dy herë për arsyen e njëjtë

Moderatoret e përmbajtjes kanë pretenduar se TikTok-u po dështon të mbështesë në mënyrë adekuate moderatorët e përmbajtjes së tij.

Zëdhënësi i TikTok-ut pati thënë se “kompania nuk do të komentonte mbi çështjet gjyqësore në vazhdim, por se ajo ofron “një sërë shërbimesh të mirëqenies në mënyrë që moderatorët të ndjehen të mbështetur mendërisht dhe emocionalisht”.

Edhe pse mjaft i popullarizuar, TikTok-u është bërë vegla e njerëzve të rëndomtë, përmes së cilës, shpeshherë, publikohen video të pakontrolluara me përmbajtje shqetësuese edhe për vetë përdoruesit e tij.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika