Tiziano Kuzhnini – 13 vjeçari nga Kosova, kampion i Evropës në sportin e shpejtësisë

Është vetëm 13 vjeçar, por po na bën krenar me sukseset e tij në sportin e shpejtësisë.

Tiziano Kuzhnini, vetëm 13 vjeçar nga qyteti i Prizrenit, i cili jeton në Zvicër po vazhdon po vazhdon të korrë suksese të mëdha.

Tiziano është garues profesionist që nga mosha 9 vjeçare në karting, sport nga i cili synon të hyjë në formula 1.

No description available.

Në kategorinë super mini Tiziano ka arritur të shpallet kampion në kampionatin zviceran, dhe gjithashtu ka treguar shumë suksese në garat evropiane IAM Euro Series, duke arritur të fitojë vendin e dytë në këtë kategori në të cilën marrim pjesë garuesit më të mira nga Evropa.

Vitin që lamë pas Tiziano ka kaluar në kategorinë X30 Junior, në të cilën ka treguar shumë suksese.

Më 4 dhjetor 2022, Tiziano arriti të fitonte vendin e parë tri herë dhe të shpallet kampion i ROK Cup Festival i mbajtur në Franciacorta të Italisë.

Dje, më datë 29 janar u mbajt WSK Champions Cup në South Garda të Italisë, ku pjësmarrës ishin garuesit më të mirë botërorë.

Edhe në këtë garë, Tiziano nuk dëshpëroi.

No description available.

Tiziano tregoi një karakter të fort garues duke triumfuar përsëri në podium dhe dukë zënë vendin e dytë, sukses i cili na bën krenar të gjithëve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika