Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tek vendi i njëjtë ku gjetën vdekjen dy shtetaset shqiptare

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, pikërisht në vendin ku të premten kanë gjetur vdekjen dy gra shtetase shqiptare, sot ka ndodhur edhe një aksident tjetër.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Kransiqi ka thënë se dy persona janë lënduar.

“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi./EO

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika