Todosijeviq dënohet me 1 vit burgim

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq, është dënuar me 1 vit burgim. Ai është akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, pasi në vitin 2018 e kishte konsideruar masakrën e Reçakut si trillim

Ilustrim, seanca gjyqësore e 29 Korrikut ndaj ish-ministrit, Ivan Todosijeviq





Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, të martën është dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i akuzuar për mohimin e Masakrës së Reçakut.

Më 24 gusht, Todosijeviq është dënuar me dy vjet burgim, për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 shqiptarë të Kosovës, më 1999.

Ish-ministrit, Ivan Todosijeviq, i është ngritur aktakuza në korrik të vitit 2019.

Ndryshe, Todosijeviq kishte qenë ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, e cila ishte në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në.

Po në vitin 2019, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës fyese që kishte bërë për Masakrën e Reçakut.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2019, Ivan Todosijeviq, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij, me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në gjykimin e parë, Todosijeviq ishte dënuar me dy vjet burgim.

Vendimin e vërtetoi Gjykata e Apelit, mirëpo Supremja e ktheu në rigjykim, pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë.





Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika