Togo thotë se ka tërhequr njohjen e Kosovës, këtë e kumton nga Serbia ministri i njëjtë që njoftoi për njohje në 2014

Ministri i Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, ka thënë se shteti i tij, Togo, ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Dussey në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë së njohja është tërhequr përfundimisht.

“Më vjen mirë që përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare”, tha Dussey duke i shprehur mbështetje homologut të tij, Daçiq.

Ndërkaq, vetë Dussey, në 2014 kishte njoftuar kryediplomatin e atëhershëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, që  Togo e njeh Kosovës, kështu duke qenë shteti i 107 që kishte njohur Republikën e Kosovës.

“Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, së shpejti pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë të cilës do të nënshkruhet edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve”, thuhej në njoftimin e MPJ-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika