“Toka brenda meje” premierë në Tallin Black Nights në Estoni

Filmi me regji të Fisnik Maxville, “Toka brenda meje”, do të shfaqet premierë në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni

Skenë nga filmi "Toka brenda meje" (foto: QKK)

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville (Fisnik Maxhuni), do të shfaqet premierë në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni.

Tallin Black Nights, është njëri prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherë edhe festivali i kategorisë “A”.

Ky festival do të mbahet përgjatë datave 11 deri më 27 nëntor të këtij viti.

Filmi përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Skenë nga filmi “Toka brenda meje” (foto: QKK)

Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin.

Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luàna Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Mucaj-, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi.

“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterier romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse, ka bërë të ditur QKK.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika