Toka është ngadalësuar në mënyrë misterioze për 50 vjet – tani shkencëtarët mendojnë se e dinë pse

Shkencëtarët mendojnë se e dinë arsyen se pse toka është duke u ngadalësuar

Planeti Tokë, ilustrim.

Toka ka filluar të rrotullohet me një ritëm më të ngadalësuar, duke i bërë ditët më të gjata, ndërkaq shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë pse.

Në përgjithësi, ka procese për t’u theksuar që e kanë zgjatur ditën e Tokës nga gjatësia e saj rreth 86,400 sekonda.

Gjatë miliona viteve, rrotullimi i planetit është ngadalësuar për shkak të fërkimit të shkaktuar nga Hëna. Çdo 100 vjet, gjatësisë së një dite i shtohen rreth 2.3 milisekonda – miliarda vjet më parë, një ditë në Tokë zgjati vetëm 19 orë.

Megjithatë, tani ngadalësia e vazhdueshme e Tokës është e paprecedentë dhe ka vazhduar për 50 vitet e fundit, në përgjithësi, rrotullimi i Tokës është ngadalësuar me rreth 6 orë në 2740 vitet e fundit, sipas një studimi të botuar në Proceedings of the Royal Society A në vitin 2016.

“Është zbuluar se shkalla e rrotullimit largohet nga uniformiteti, e tillë që ndryshimi në gjatësinë e ditës mesatare diellore (lod) rritet me një normë mesatare prej +1.8 ms në shekull. Kjo është dukshëm më e vogël se shkalla e parashikuar në bazë të fërkimit të baticës, e cila është +2.3 ms në shekull”, shkruajnë studiuesit.

Toka arriti ditën e saj më të shkurtër më 29 qershor 2022, por tendenca e përgjithshme është se ditët po zgjaten – pa asnjë shpjegim të disponueshëm.

Ka disa teori: sistemet e motit që shkrijnë shtresat e akullit mund të kenë një efekt afatgjatë, pasi në lartësi më të ulëta planeti po tkurret nga brenda. Megjithatë, këto kanë qenë në rënie me një ritëm të qëndrueshëm, kështu që mund të mos përshtaten me një ndryshim kaq të papritur.

Është e mundur që luhatjet në shpejtësinë e rrotullimit të planetit të njohur si “lëkundjet e Chandler” – lëvizje të vogla dhe të parregullta të poleve gjeografike të Tokës në të gjithë sipërfaqen e globit – mund të shkaktojnë një ndikim.

Së fundi, proceset në shtresat e brendshme ose të jashtme të Tokës, oqeanet, baticat, apo edhe klima, mund ta shkaktojnë atë. Tërmetet e mëdha mund të ndryshojnë gjithashtu kohëzgjatjen e një dite, por sasia është zakonisht e vogël.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika