Tolaj: Kosova e ka përmbyllur pandeminë, tani do të përballemi me pasojat

Infektologu Ilir Tolaj, ka thënë se për Kosovën, pandemia ka marrë fund edhe pse mund të kemi raste të reja me virus, por sipas tij, tani është koha të përballemi me pasojat që ka shkaktuar ajo tash e dy vjet

Ilir Tolaj

Infektologu, Ilir Tolaj, ka deklaruar se Kosova e ka përmbyllur pandeminë COVID-19, por sipas tij, tani është koha që të përballemi me pasojat që ka shkaktuar ajo tash e dy vjet.

“Asnjëherë nuk do t’i shohim pamjet që kanë qenë më herët gjatë pandemisë. Popullata e Kosovës ka krijuar imunitet për vaksinim. Mund të them se Kosova e ka përmbyllur pandeminë në formën që ka qenë, por tani është koha që të përballemi me pasojat e pandemisë në shumë aspekte”, ka thënë Tolaj për Radio Televizionin e Kosovës, transmeton PortaliD.

Sipas tij, COVID-19 ka lënë pasoja për shumë kënd, e që kë pasoja mund të zgjasin edhe në të ardhmen, por që varet nga imuniteti i individëve.

Zbulimet e fundit, sipas infektologut Tolaj, ka treguar se individët që kanë qenë të infektuar me COVID-19, kryesisht nga forma e rëndë, ende kanë simptoma, si vështirësi në lidhjen e fjalëve në fjali, për të funksionuar, problemet me disponim, probleme me gjumë. Të gjitha këto janë pasoja relativisht afatgjate që ndërlidhen me coronavirusin.

“Varet prej individëve si do t’i kenë pasojat. Po ashtu varet edhe nga interaksioni i organizmit të individit, varet nga mediatorët që lirohen në organizëm. Ka edhe probleme të tjera, si lodhja, kollitja”, ka thënë Tolaj

Por, nuk ka ndonjë kufizim sa i përket moshës, se deri kur mund të zgjasin këto simptoma.

Për mbi dy vjet bota është përballur me pandeminë Covid-19, e cila u ka marrë jetën miliona njerëzve në gjithë botën.

Edhe Kosova si shtetet e tjera është përballur me pandeminë Covid-19. Tani numri i atyre që infektohen është shumë i vogël, por pasojat mund të jenë edhe për një kohë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se më 5 maj,  nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në Kosovë, rasti i parë me COVID-19 ishte konfirmuar në mars të vitit 2020. Që atëherë, janë regjistruar 228 mijë e 117 raste pozitive. 3 mijë e 138 persona kanë humbur betejën me këtë virus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 826 mijë e 580 doza të vaksinës. Deri më sot, 822 mijë e 166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, janë dhënë 101 mijë e 781 doza përforcuese apo doza të treta të vaksinës kundër coronavirusit.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika