Tollovi e madhe te “New Born” për të blerë bileta të ndeshjes Ballkani-Shkupi (VIDEO)
Interesim i madh është parë për të blerë bileta për ndeshjen e play off-it, të Ligës së Konferencës ndërmjet ekipeve futbollistike Ballkani dhe Shkupi. Shumë qytetarë janë mbledhur te monumenti i “New Born” në Prishtinë, për të siguruar bileta. Kjo ka shkaktuar tollovi për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve. Të enjten, është bërë […]
Interesim i madh është parë për të blerë bileta për ndeshjen e play off-it, të Ligës së Konferencës ndërmjet ekipeve futbollistike Ballkani dhe Shkupi.
Shumë qytetarë janë mbledhur te monumenti i “New Born” në Prishtinë, për të siguruar bileta. Kjo ka shkaktuar tollovi për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve.
Të enjten, është bërë e ditur se kanë mbetur vetëm një mijë bileta, të cilat nuk ishin shitur ende, për ta shikuar ndeshjen.
Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se ka arritur edhe Policia e Kosovës, për ta mbajtur rendin.
Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.















