Toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi

Këta toptha me dukje dekorative do t’i bëni shumë thjesht dhe shpejt, për vetëm 20 minuta, por do t’ju mrekullojnë me shijen e tyre

Nëse nuk keni ndonjë ide të përgatitjes së një ëmbëlsire të shpejtë dhe me pak përbërës.

Ua sygjerojmë topsa me çokolladë të bardhë dhe kokos.
Përbërësit:

– 150 g çokollatë të bardhë të grirë;
– Kore e një gjysmë limete (limon i ëmbël);
– 50 ml ajkë të ëmbël;
– 1 cm xhenxhefil të grirë në rende;
– 50 g kokos.

Përgatitja:

1. Në një enë të vogël përzieni ajkën, xhenxhefilin dhe koren e grirë të limetës. Nxehni furrën e mikrovalës rreth gjysmë minute.

2. Përbërjen e nxehtë qiteni sipër çokollatës së bardhë të grirë dhe përzieni mirë. Sërish futeni në furrë mikrovale gjysmë minute dhe përzieni derisa çokollata të shkrihet tërësisht.

3. Mbuloni me kapak përbërjen e ftohur dhe futeni në frigorifer të qëndrojë për rreth gjysmë ore.

4. Nga përbërja e ftohur formoni topthat dhe rrotulloni në miell kokosi.

Shijojeni.

 

 

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika