Tornadoja në Gjermani la një të vdekur dhe 43 të lënduar

Një tornado la një person të vdekur dhe 43 të tjerë të plagosur, pasi goditi disa qytete në Gjermaninë perëndimore, bëri të ditur të shtunën policia gjermane, raporton BBC

Stuhitë e forta të shoqëruara me tornado në Paderborn shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Sipas oficerëve të këtij qyteti, tornado ka hequr çatitë dhe mbeturinat janë shpërndarë përreth për kilometra të tëra.

Dhjetë persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa jeta e një gruaje është në rrezik, thanë ata.

Si pasojë e stuhive të forta që goditën rajonin të premten, ka humbur jetë një burrë 38-vjeçar.

Mediat lokale cituan policinë të cilët kanë thënë se 38-vjeçari vdiq në qytetin Wittgert, rreth 180 km në jugperëndim të Paderborn. Ai pësoi një goditje elektrike në një bodrum të përmbytur, raporton BBC.

Policia postoi imazhe që tregonin pemë të ndara përgjysmë dhe çati të zhveshura nga pllakat.

“Llamarina, izolimi dhe materiale të tjera u hodhën me kilometra larg. Çatitë e panumërta janë të mbuluara ose të dëmtuara rëndë. Shumë pemë ende shtrihen mbi makina të shkatërruara,” ka thënë policia në Paderborn, e cila ka një popullsi prej rreth 150,000 banorësh.

Prezantuesi i BBC Weather, Chris Fawkes, ka thënë se Gjermania zakonisht përjeton disa tornado në vit, por shumica janë jetëshkurtër dhe nuk shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Ai tha se numri i tornadove të raportuara në Evropë është rritur vitet e fundit.

“Përsa i përket nëse ndryshimi klimatik po luan gjithashtu një rol, kjo është ende një temë debati,” ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika