Toshkovski: Për momentin nuk ka shkelje të procesit zgjedhor

Teksa po mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka thënë se deri më tani nuk ka pasur shkelje të procesit të votimit

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të procesit të votimit.

Ndërsa MPB-ja tashmë i ka dislokuar të gjithë policët në mbarë vendin, të cilët duhet të kujdesen për realizimin e procesit zgjedhor në mënyrë demokratike.

“Nuk kemi vërejtur shkelje të rënda të procesit zgjedhor. Dita është e bukur, shpresoj që qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje demokratike.

Të gjitha departamentet e punëve të brendshme janë përfshirë me kushte teknike. Ne veprojmë sipas udhëzimeve të përcaktuara nga shtabi zgjedhor”, shtoi Toshkovski./alsatmk

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika