Totaj: Fitorja ime në Prizren nuk kontestohet

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidat i PDK-së për një mandat të ri, Shaqir Totaj, ka deklaruar se është i sigurt për fitore, pavarësisht nëse do të ketë balotazh apo jo.

“Nuk e dimë a do të ketë balotazh apo jo, por një e dimë sigurt, fitorja ime nuk kontestohet, qoftë në rundin e parë, qoftë në të dytin. Sa më e vështirë të fitosh, aq më shumë gëzohesh. Kam besim të argumentuar me indikatorë të matshëm të performancës se fitorja do të jetë e jona”, ka thënë Totaj në Debat Plus.

Ai po ashtu ka sqaruar blerjen e veturës ‘zero-zero’ gjatë mandatit të tij, duke thënë se në vitin e dytë të mandatit janë blerë disa makina të reja për nevoja të komunës dhe se blerja e tyre ishte e domosdoshme për lëvizjen në distanca të mëdha, për shkak të kufizimeve ligjore mbi përdorimin e veturave të përdorura.

“Veturë zero zero kemi blerë vitin e dytë të mandatit sepse komuna ka pasur nevojë dhe kryetari kur lëviz neper komuna tjera nuk mundet me biçikletë sepse janë distanca të mëdha. Edhe ligjërisht komuna nuk ka drejtë të blejë veturë të përdorur. Janë blerë më shumë vetura por një është blerë për kryetar të komunës”, ka deklaruar Totaj.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika