Totaj thotë se 57 milionë euro janë obligime kontraktuale, jo borxhe

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidat i PDK-së për një mandat të ri, Shaqir Totaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të kandidatit të VV-së, Artan Abrashi, për borxhet e komunës.

Totaj ka theksuar se “bilanci i komunës apo i çdo organizate buxhetore është një dokument aktiv që ka kërkesa dhe obligime, dhe ndryshon vazhdimisht”.

Sipas tij, këto nuk janë borxhe, fajde apo kamatë, por obligime kontraktuale që lidhen me projekte që filluan në 2025 dhe do të vazhdojnë deri në 2027.

“Pagesat bëhen nga buxhetet e viteve të ardhshme. Një pjesë e këtyre obligimeve rrjedh nga vendimet e qeverisë, përfshirë 22-3 milionë euro për shkak të kontratës kolektive”, ka shtuar ai.

“57 milionë euro komuna e Prizrenit ka borxhe kontraktuale të pa paguara”, kështu kishte deklaruar kandidati i VV-se Artan Abrashi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika