Tottenham Hotspur mund Leicester City-n

Tottenham Hotspur mund Leicester City-n me rezultat 3-1

Menaxheri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka thënë se “askush nuk mund ta imagjinonte” se skuadra e tij do të ishte ende në garë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve kur ai mbërriti në nëntor.

Son Heung-min ka shënuar dy herë dhe Harry Kane rizbuloi prekjen e tij para portës, gjersa Tottenham Hotspur mposhti Leicesterin për të rritur shpresat e tyre për një përfundim në top katërshe të Premier League.

Tottenham u zhvendos për një kohë të shkurtër në vendin e katërt me fitoren, por fqinjët Arsenal e rifituan vendin duke mundur West Ham, më vonë të dielën.

“Ishte jetike për të marrë tri pikë. Kishte shumë presion, por unë u thashë lojtarëve të mi që ta shijonin këtë moment sepse e merituam, pas një pune vërtet të madhe që bëmë në këta gjashtë muaj,” tha Conte, i cili iu bashkua Spurs.

“Askush nuk mund ta imagjinonte kur mbërrita në nëntor, ne mund të ishim ende në këtë garë, por këta lojtarë meritojnë të luftojnë për një vend kaq të rëndësishëm. Nuk është e lehtë të kualifikohesh në Ligën e Kampionëve në Angli”, shtoi ai.

 

Kelechi Iheanacho i Leicester shënoi një ngushëllim me një goditje të mprehtë.

Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers bëri tetë ndryshime në 11-shen e tij fillestare, me ndeshjen që do të vinte në mes të gjysmëfinales së tyre në Europa Conference League kundër Romës.

Dhelprat mbeten në vendin e 11-të në tabelën e Premier League, që do të thotë se fitimi i kompeticionit të tretë evropian për klube duket se është rruga e tyre e vetme reale drejt aksionit kontinental sezonin e ardhshëm.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika