Tottenhami shkarkon edhe Stellinin

Skuadra londineze e Tottenhamit ka shkarkuar edhe trajnerin e përkohshëm, italianin Cristian Stellini

Skuadra e Tottenhamit ka shkarkuar edhe trajnerin e përkohshëm, italianin Cristian Stellini.

Shkarkimi i Stellinit ka ardhur një ditë pas humbjes së thellë të Tottenhamit në udhëtim te Newcastle Unitedi, me rezultatin 6:1.

Të hënën, nëpërmjet një njoftimi, Tottenhami ka njoftuar se Stellini do të largohet me efekt të menjëhershëm së bashku me stafin e tij.

Në vend të Stellinit, është emëruar Ryan Mason, i cili ka punuar përkrah italianit pas largimit të Contes. Stellini pati marrë drejtimin e Tottenhamit pas largimit të Contes në fund të muajit mars.

Ryan Mason është emëruar si trajner i përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit

Në nëntë ndeshje të luajtura në të gjitha garat nën drejtimin e Stellinit, Tottenhami ka regjistruar 5 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika