Ismet Munishi është trajneri më i mirë i javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Kështu deklaruan në emisionin “Duelin Sportiv” trajneri i njohur, Afrim Tovërlani, dhe gazetarja Qeqa Krelani.

“Unë mendoj se trajneri i javës është Ismet Munishi, sepse e pati përballë Ballkanin e Europa Conference League, dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë”, tha Tovërlani.

Teksa, Krelani tha “Munishi është trajner i javës, sepse e ka pas përballë skuadrën kampione, Ballkanin, që i ka dy skuadra”.

Dueli Sportiv vazhdon çdo të dielë me fillim nga ora 22:00, me shumë risi edhe nga sporti ndërkombëtar.