Tovërlani: Futbollistët e Prishtinës duhet të dinë se çfarë fanelle kanë veshur
“Thjeshtë, po e përsëris edhe këta futbollistë të Prishtinës duhet të dinë se çfarë fanelle kanë veshë”, kështu ka deklaruar trajneri i njohur Afrim Tovërlani në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini. Tovërlani po ashtu shtoi se “pa marrë parasysh a paguhesh a jo, kur del në fushë duhesh ta japësh 100 %”. Është dashur […]
“Thjeshtë, po e përsëris edhe këta futbollistë të Prishtinës duhet të dinë se çfarë fanelle kanë veshë”, kështu ka deklaruar trajneri i njohur Afrim Tovërlani në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.
Tovërlani po ashtu shtoi se “pa marrë parasysh a paguhesh a jo, kur del në fushë duhesh ta japësh 100 %”. Është dashur të koncentrohen në fushën e gjelbër. Nuk pashë lojë të organizume, nuk pashë asnjë rast”.
Kujtojmë që Tovërlani ka qenë trajner i bardhekaltërve në të kaluarën – ku e kishte kaluar një nga periudhat më të suksesshme në karrierë.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.
Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.















