Forma e dobët e Ballkanit në ndeshjet e fundit ka nxitur një debat interesant në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

I ftuar në këtë emision, trajneri i njohur Afrim Tovërlani – nuk e la pa e përmendur Ilir Dajën.

“Në shtatë ndeshjet e fundit, Ballkani ka vetëm një fitore. Jam shumë i sigurt nëse trajneri i Ballkanit do ishte nga Kosova do të shkarkohej, pa dashur të ja mohoj suksesin e vitit të kaluar Ilir Dajës”, tha ai.

Dueli Sportiv do të vazhdojë çdo javë me orar të njëjtë, me fillim nga ora 22:00, por me shumë risi në përbërje