Tovërlani: Nuk besoj që Drita ka investuar që tre vite për të qenë në vendin e dytë
Drita dhe Ballkani vazhdojnë të “luftojnë” për vendin e parë në Superligë. E sipas, analistit të rregullt në “Duelin Sportiv”, Afrim Tovërlani, ekipi nga Suhareka ka disa përparësi – në raport me gjilanasit. “Unë nuk besoj që Drita ka investuar që tri vite radhazi që të përfundojë në vendin e dytë pse të tretë. Përparësi […]
Drita dhe Ballkani vazhdojnë të “luftojnë” për vendin e parë në Superligë.
E sipas, analistit të rregullt në “Duelin Sportiv”, Afrim Tovërlani, ekipi nga Suhareka ka disa përparësi – në raport me gjilanasit.
“Unë nuk besoj që Drita ka investuar që tri vite radhazi që të përfundojë në vendin e dytë pse të tretë. Përparësi tjetër e Ballkanit është që Ilir Daja ka fitu tituj, kurse Arsim Thaqi nuk ka fituar, e them pa keqkuptime”, tha ai.
Kujtojmë, që kampion aktual i Superligës është Ballkani që edhe prin në tabelë, me një pikë më shumë se Drita.















