I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Afrim Tovërlani ka folur për futbollistët të cilën e refuzojnë të luajnë për Kosovës.
Përderisa në studoi po diskutohej për rastin e Andi Zeiqirit, ai tha “ne nuk i kemi obligim me i vajtu ata që e kanë refuzu Kosovën. Unë nuk do të harxhoja as energji për ta, nuk duhet me ja u kushtu as një sekond”.
Tovërlani po ashtu shtoi se “e kanë zgjdhë rrugën, udha e mbarë i koftë”. Kjo është nata e dhjetë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.