Toyota kërkon falje pas skandalit të automjeteve në Japoni

Foto/ ET

Kreu i gjigantit japonez të automobilave mbajti një konferencë shtypi, në të cilën kërkoi falje pasi një rishikim i brendshëm zbuloi se Toyota kishte mashtruar në testet e çertifikimit, teksa qeveria japoneze po heton.

Toyota Motor Corporation pranoi të hënën se kishte mashtruar në teste të ndryshme çertifikimi dhe sigurie për shtatë modele makinash të shitura në Japoni, tre prej të cilave mbeten në prodhim. Presidenti Akio Toyoda kërkoi falje në një konferencë shtypi në Tokio, në të cilën bëri përkuljen e zakonshme.

Komentet e tij bazoheshin në rezultatet e një rishikimi të brendshëm të Toyota-s, i nisur kur qeveria japoneze njoftoi hetimin e saj në fillim të këtij viti. Hetimi është në vijim dhe prek disa prodhues automjetesh.

“Ne nuk jemi kompani e përsosur. Por nëse shohim diçka të gabuar, ne do të bëjmë një hap prapa dhe do të vazhdojmë të përpiqemi ta korrigjojmë atë,” tha Toyoda. Çështja nuk prek tregun jo japonez të Toyota-s. Megjithatë, ajo po paraqet një provë të vështirë për kompanitë japoneze të makinave, në tregun e tyre vendas fitimprurës dhe simbolikisht të rëndësishëm.

Kryetari i Toyota-s, nipi i themeluesit të kompanisë, kërkoi falje ndërsa prezantoi gjetjet e kompanisë së tij/ DW

Skandali godet Toyota-n dhe prodhuesit e tjerë japonezë në territorin e tyre. Vetëm Kina dhe SHBA prodhojnë aktualisht më shumë automjete se Japonia, megjithëse Kina prodhon sot më shumë se Japonia dhe SHBA së bashku .

Çfarë ka zbuluar hetimi i Toyota-s dhe cilat modele janë prekur?

Në një komunikatë për media, Toyota thekson se janë prekur gjithsej shtatë modele.

“Aplikimet e çertifikimit të modeleve në fjalë përfshijnë të dhëna të pamjaftueshme të testimit të mbrojtjes së këmbësorëve dhe pasagjerëve për tre modele prodhimi,” Corolla Fielder – një version automjeti nga më të njohurit në botë, Toyota Corolla, hibrid Corolla Axio dhe SUV kompakt i quajtur Yaris.

Për katër modele të ndërprera në 2014 – Corolla, Isis, Sienta dhe një version më i vjetër i Lexus RX luksoz – kishte “gabime në testet e përplasjes dhe metodat e tjera të testimit”, tha kompania.

Megjithatë, Toyota gjithashtu deklaroi se megjithëse makinat nuk iu nënshtruan procedurave të duhura të testimit dhe çertifikimit, “mund të konfirmojmë se nuk ka probleme të performancës që bien ndesh me ligjet dhe rregulloret,” raporton DW. Me fjalë të tjera, kompania pretendon se makinat do të kishin kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara siç duhet.

“Prandaj, nuk është e nevojshme të ndalohet përdorimi i automjeteve të prekura”, tha Toyota. “Megjithatë, në dritën e këtyre gjetjeve, ne kemi ndërmarrë hapa për të ndaluar përkohësisht dërgesat dhe shitjet e tre modeleve të prodhuara aktualisht në Japoni, në fuqi sot.”

Kompania bëri të ditur se do të vazhdojë të bashkëpunojë me hetuesit japonezë dhe “të përshpejtojë masat e duhura, duke përfshirë kryerjen e testimit aktual”.

“Edhe një herë, ne ofrojmë faljen tonë më të sinqertë për klientët dhe palët e interesuara”, përfundon deklarata.

Honda dhe Mazda raportojnë probleme të ngjashme, por gjithashtu thonë se makinat mbeten në përputhje me standardet. Gjithashtu të hënën, Mazda Motor Corp raportoi parregullsi të ngjashme në testet e çertifikimit për dy modele, Roadster dhe Mazda 2. Ashtu si Toyota, ajo pezulloi përkohësisht prodhimin e të dyjave. Tre modele të tjera të ndërprera u prekën gjithashtu.

Ashtu si Toyota, Mazda tha se asnjë nga shkeljet nuk ndikoi në sigurinë ose performancën e automjeteve.

Honda gjithashtu kërkoi falje për kryerjen e testeve joadekuate për çështje të tilla si nivelet e zhurmës në një numër modelesh të vjetra që nuk janë më në prodhim. Gjithashtu në këtë rast Honda ka deklaruar se të gjitha automjetet kanë respektuar rregulloret edhe pse nuk i janë nënshtruar ekzaminimit të duhur.

Shenjat e para të problemeve të çertifikimit filluan të shfaqen rreth dy vjet më parë te Toyota, prodhuesi i saj i kamionëve Hino Motors, Daihatsu Motor Co – i specializuar në makinat kompakte të qytetit veçanërisht të popullarizuara në Japoni – dhe te dega e saj e makinerive dhe pjesëve të automjeteve, Toyota Industries Corporation.

Toyoda, nipi i themeluesit të kompanisë Kichiro Toyoda, sugjeroi se disa nga standardet japoneze të çertifikimit mund të jenë shumë strikte, duke vënë në dukje se ato ndryshojnë nëpër botë. Por ai ka deklaruar vazhdimisht se nuk i miraton shkeljet.

Ai tha se kompania mund të ketë qenë shumë e etur për të nxjerrë modelet e miratuara, në një kohë kur Toyota po bënte një përzgjedhje të gjerë të automjeteve.

Toyota shet më shumë se 10 milionë automjete në vit në mbarë botën, më shumë se çdo kompani tjetër. Pjesa më e madhe e prodhimit të saj në Japoni zhvillohet në qytetin gjigant që mban emrin e kompanisë, pranë Nagoya-s, në perëndim të Tokios.

Shija e redaktorit

Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Gjatë së martës, më 18 qershor, që shënonin 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar shtatorja Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë...

Kosova dhe Izraeli me marrëveshje për heqjen e vizave

Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët. Kështu ka...

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov...

Të fundit nga rubrika