Trafiku Urban: Transporti publik mbetet i pezulluar deri në transferimin e mjeteve nga niveli qendror
Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka njoftuar qytetarët se pezullimi i transportit publik në Prishtinë do të vazhdojë deri në momentin kur institucionet qendrore të realizojnë transferimin e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Në njoftimin zyrtar, ndërmarrja ka shprehur keqardhje të thellë për vështirësitë që po u shkaktohen qytetarëve, duke theksuar rëndësinë që transporti publik […]
Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka njoftuar qytetarët se pezullimi i transportit publik në Prishtinë do të vazhdojë deri në momentin kur institucionet qendrore të realizojnë transferimin e mjeteve buxhetore nga viti 2024.
Në njoftimin zyrtar, ndërmarrja ka shprehur keqardhje të thellë për vështirësitë që po u shkaktohen qytetarëve, duke theksuar rëndësinë që transporti publik ka për lëvizjen e tyre të përditshme.
“Në radhë të parë shprehim keqardhje të thellë për shqetësimet dhe vështirësitë që po ju shkaktohen nga pezullimi i transportit publik. E dimë sa i rëndësishëm është ky shërbim për lëvizjen tuaj të përditshme.















