Një trafo e energjisë elektrike në Pejë është parë e hapur afër teatrit “Istref Begolli” në Pejë.

E njëjta gjendet afër një parku, park ky i cili frekuentohet nga fëmijë dhe jo vetëm.

Dukagjini ka kontaktuar edhe me Lulzim Krasniqin nga KEDS lidhur me masat që janë ndërmarrur lidhur me rastin.

I njëjti, të nesërmen (e mërkurë) ka treguar se tashmë trafoja është e mbyllur dhe të gjitha masat janë ndërmarrur.

Ndërkohë, Dukagjini sjell pamje nga vendi ku gjendej trafoja e energjisë elektrike.