Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në Durrës, ku një automjet ka goditur tre fëmijë të mitur.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, si pasojë e përplasjes, dy prej fëmijëve, rreth 10 vjeç, kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Dukagjini.
“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit në Shqipëri.